Fifi shpërthen hapur kundër Tayna-s: “T’u ka bërë shpellë”



Tayna është një repere e re, e cila shumë shpejt ka arritur të bëhet pjesë e tregut muzikor dhe të komentohet gjerësisht për “diss”-et që u bën kolegëve, por edhe për faktin që e quan veten si nëna dhe babai i repit shqiptar.



Mirëpo Fifi, e cila edhe më herët e ka ironizuar Tayna-n për muzikën që ajo bën, ka zgjedhur t’i bëj një “diss” të hapur reperes së re në këngën e saj “Habibi”,  të cilën e ka publikuar mbrëmjen e djeshme.
“S’më bon përshtypje nëse e ki belin e hollë, mos i jep vetes rëndësi se je t’u u kalb n’silikon”, thotë Fifi  duke iu referuar faktit që Tayna në këngën e  saj “Columbiana” thotë se e ka belin shumë të hollë.
 

Fifi nuk mjaftohet me kaq por shpërthen edhe me sharje kundër Tayna-s.
“E keni flliq krejt t’u bo bordell, o ciceronk e trapit t’u ka bo shpell”, thuhet në teksin e këngës së Fifit.
Kënga “Habibi” , të cilën Fifi e ka sjellë në bashkëpunim me një këngëtar maroken, Lamar,  ka arritur që vetëm brenda pak orëve të marrë më shumë se 100 mijë klikime, duke premtuar që të shndërrohet në një hit që do ta dëgjojmë në çdo ambient.



No comments:

Post a Comment