Aktori i njohur shqiptar ndan lajmin e bukur: Së shpejti baba për herë të parë



Aktori Ernest Zymberi, i cili është bërë i njohur me rolin e Llukmanit në serialin “O sa mirë”, së shpejti do të bëhet baba për herë të parë. Lajmin e bukur ai ka zgjedhur ta jep vetë ditën e djeshme nëpërmjet një postimi në Instastory.



“Urime festa e Kurban Bajramit. Dashni, lumturi e begati në familje. Të tre ne”, shkruan Ernesti sipër fotos ku shfaqet së bashku me bashkëshorten dhe në sy bie barku i saj i rrumbullakosur.



Bashkëshortja e aktorit të njohur është në javët e fundit të shtatzënisë dhe shumë shpejt ata do të bëhen prindër për herë të parë të një vajze.



Kujtojmë që vetëm një vit më parë ata e kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre.



No comments:

Post a Comment