Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike



Eshtë ndarë sot nga jeta në moshën 75-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ismet Ferizaj.
Lajmin e hidhur për shuarjen e ish-deputetit e kanë dhënë familjarët. Ismet Ferizaj humbi betejën me një sëmundje të rëndë, nga e cila vuante prej kohësh.
Pak muaj më parë ai u nderua nga Bashkia e Kavajës me titullin “Qytetar Nderi” i Kavajës.
Ferizaj ka dhënë kontributin e tij si:
Ish-Drejtor i shkollës “3 Dëshmorët”
Deputet dhe themelues i Partisë Demokratike në vitet 1992-1997
Themelues i shtypshkronjës së parë në Kavajë “Gutenberg”.
Ceremonia mortore e të ndjerit zhvillohet sot në ora 18:00 në qytetin e Kavajës lagjia nr. 2 përballë stadiumit Besa.

No comments:

Post a Comment