Ide për foto: Ja pozat tipike që pamë në Instagramin e çdo të famshme shqiptare këtë verë



Mënyra më e mirë për të rritur numrin e ndjekësve në Instagram, është të bësh foto dhe video sa më origjinale dhe të publikosh sa më shumë.
Por nuk është gjithnjë e lehtë të krijosh një ide për një foto të veçantë apo një tematikë që të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.
Shpesh herë poza të veçanta kthehen në trend dhe pasohen nga një blogere te një tjetër. Kjo periudhë vere ka qenë e ngjeshur me foto tipike dhe tematika të njëjta që i kemi parë në Instagramin e çdo të famshme shqiptare.
Nëse ende nuk e keni realizuar dhe ju një foto të tillë, “iconstyle.al” ju sjell disa ide të marra nga Instagrami i disa prej femrave me më shumë ndjekës. Shikoni dhe mësoni!

“Po zbres nga makina, po shkrepe një foto para”

Nuk ka rëndësi makina e kujt është, ju vetëm mos harroni takat dhe mbani seriozitetin si Enca, Françeska Jaçe, Morena Taraku dhe Luana Vjollca.


“Duke hipur në avion”

Mundësisht të jetë avion privat, si ai i Lori Hoxhës, Elvana Gjatës, Emina Cunmulajt apo Angela Martinit.


“Kamardare Njëbrirësh”

Pas Flamingos tashmë vjen Njëbrirëshi. Françeska Jaçe dhe Zaimina duken super në këto foto.


Të pasmet në fokus

Mezi po prisnin verën për një foto të tillë. Epo kjo është epoka e Kardashianëve dhe Rita Ora, Françeska Jaçe, Dua Lipa dhe Enca Haxhia po kujdesen ta përfaqësojnë denjësisht.


Hajde shalqi për të tërë

Një nga pozat që nuk iu kushton edhe aq shumë dhe që Klaudia Pepa, Aurela Hoxha, Alketa Vejsiu, Beatrix Ramosaj dhe Armina Mevlani e kthyen në trend të verës.


S’po ndryshoj look, më mirë paruke!

Pse të ndryshosh look kur nuk je e sigurt?! Një paruke është zgjedhje e mirë për të bërë pak bujë në Instagram dhe këtë na e vërtetuan: Elhaida Dani, Dua Lipa, Anxhelina Hadërgjonaj apo dhe Eva Murati.


No comments:

Post a Comment