Mjekët ngrenë alarmin: Kini kujdes nga sëmundja e kondicionerit (VIDEO)



Mjekët infeskionistë kanë ngritur alarmin ditët e fundit për rastet e shtuara të pacientëve me infeksione në rrugët e frymëmarrjes.



Në një intervistë për “Top Channel” mjekja infeksioniste Kozeta Hoxha ka treguar se së fundmi janë shtuar sidomos rastet me sëmundjen e kondicionerit.

 “Gjatë këtyre ditëve kemi hasur dhe shtim të rasteve me infeksion të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Shenjat klinike që kanë shfaqur janë rrufa, kolla dhe temperatura sufebrile.”, tha mjekja Kozeta Hoxha.
Sipas saj në këto raste duhet të kërkojmë ndihmën e duhur mjekësore dhe nuk ka asnjë gjë për t’u shqetësuar.

Sëmundja e kondicionerit u shfaq për herë të parë në vitin 1957, ku disa veteranë të luftës së Vietnamit u takuan në një hotel, në të cilin pati shumë kondicionerë.
Kjo patologji është një formë e rrallë e pneumonisë, shkaktuar nga bakteri me të njëjtin emër, legionella, prej të cilit krijohet një gjendje e ngjashme me gripin.
Më të prekur nga kjo sëmundje janë të moshuarit, duhanpirësit dhe njerëzit me sistem të dobët imunitar.
Burimet kryesore të kësaj sëmundjeje janë kondicionerët, sistemi i ujit në hotele apo spitale, pishinat, shatërvanët dhe frigoriferët në supermarkete.
Në përgjithësi kjo sëmundje shfaqet 10 ditë pasi bakteri ka depërtuar në organizëm. Ajo shoqërohet me dhimbje koke, dhimbje muskujsh, ethe, temperaturë deri në 40 gradë C. Në ditën e  dytë dhe të tretë kjo sëmundje shoqërohet edhe me kollë, dhimbje kraharori, të vjella, diarre dhe çrregullime mentale.


No comments:

Post a Comment