E keni dëgjuar ndonjëherë pyetjen: Pse hap gojën kur vendos rimel?
Nëse nuk e ke pasur një përgjigje, sot mund ta kesh.
Sipas ekspertes së gjuhës së trupit, Blanca Cobb, hapja e gojës është një veprim i nënndërgjegjes. Edhe pse mund të duket e çuditshme, ajo, në fakt, i shërben një qëllimi.
“Dy nerva të ndryshëm kontrollojnë muskujt që hapin dhe mbyllin gojën dhe qerpikët e sipërm. Këta nerva janë të vendosur afër njëri-tjetrit në trupin tonë. Arsyeja pse ju hapet goja kur ju aplikoni rimelin është sepse nervat veprojnë njëkohësisht”, thotë Cobb.
Nëse jeni mësuar me aplikimin e rimelit në këtë mënyrë, mund të jetë e vështirë ta zhdukni me vetëdije këtë veprim.
No comments:
Post a Comment