E mbijetuara e aksidentit në Levan rrëfen nga spitali: Pashë vdekjen me sy



Një aksident i rëndë ndodhi të martën në aksin Fier-Levan, ku humbi jetën një grua shtatzënë 6 muajshe dhe u plagos e bija e saj e mitur.
Në automjetin që u përplas me të ishte dhe Valentina Troka, e mbijetuara e aksidentit të rëndë që ka rrëfyer për ” Report Tv”, tmerrin që ka parë me sy.
Nga shtrati i spitalit ajo ka treguar se mban mend gjithçka çfarë ndodhi.
Ajo tha se ishte një mjet tip “Benz” ai që i erdhi përballë mjetit “Audi” ku ndodhej Valentina, por edhe Majlinda Troka, viktima e aksidentit.
“Ne po shkonim për në Levan me mjetin tip ‘Audi’. Para nuk kishim asnjë mjet. Ndërkohë pamë dy mjete tip ‘Benz’ që po mundoheshin të parakalonin. Në këtë moment njëri prej tyre që s’mundi të parakalonte është drejtuar nga ne dhe është përplasur. Ne përfunduam anës kanalit të rrugës së bashku me ‘Benz’-in. Thonë që ne kemi përplasur ‘Benz’-in, por kjo nuk është e vërtetë. Pashë vdekjen me sy”, rrëfen ajo për “Report Tv”.

No comments:

Post a Comment