Betarix Ramosaj mban një kontakt të vazhdueshëm me fansat e saj duke i njohur me të gjitha aktivitet e saj, mirëpo kur vjen puna për jetën private ajo tregohet shumë e kujdesshme.
Së fundmi Beatrix ka bërë disa postime në Instastory ku shprehet e revoltuar ndaj dikujt që po tenton të luaj me të, por që tashmë ka dështuar në qëllimin e tij.
“Është qesharake se si sillesh mirë para fytyrës time, është gallatë se si flet pas shpinës time, dhe është jashtëzakonisht komike që mendon se nuk e kam vënë re.Unë mund të mos them asgjë, por i shikoj të gjitha. Vetëm sepse hiqem sikur nuk ka asgjë nuk do të thotë se jam budallaqe. Me mua nuk luan njeri, unë luaj. Unë mbyll gojën dhe mbaj veshët hapur”, shkruhet ndër të tjera në postimet e Beatrix.
Nuk dihet se kujt ia ka kushtuar Beatrix këto fjalë, por tashmë është e sigurt që ai apo ajo nuk do t’ia arrijë qëllimit pasi këngëtarja e ka kuptuar lojën.
No comments:
Post a Comment