Këtë sezon markat më të njohura të modës po i rikthehen rrënjëve të tyre. Nga çantat, te bluzët apo madje edhe çorapet do të shikoni kudo logot e markave. Nëse nuk jeni ende të sigurt sesi ta realizoni fenomenin “logomania”, atëherë ja 6 mënyra të thjeshta:
1.Të dashuruarat pas printeve
Mënyra më e mirë për të kamufluar logon e çantës është që të zgjedhësh veshjet me printe.
2.Paraqitja sportive
Zgjidhni një bluzë me logo dhe në vend të xhinseve të zakonshme, kombinojini me pantallona mëndafshi dhe sandale me takë.
3.Xhaketa që tërheq vëmendjen
Përmirësoni paraqitjen e veshjes me një xhaketë me logo, si kjo e “Louis Vuitton” dhe të jeni të sigurtë që të gjithë sytë do t’i kenë nga ju.
4.Logot jashtë fokusit
Nëse fokusin nuk e doni te veshja me logo, zgjidhni një bluzë. Nëse sipër saj vishni një xhaketë ose xhup, do të jetë një kombinim perfekt.
5.E gjitha me logo
Hailey Baldwin është ajo vajza tipike e fiksuar pas logove, e cila vendos të vishet me një komplet që ka kudo dizajnin e logos së “Versace”-s.
6.Përzgjedhja delikate
Një nga gjërat që iu duhen më shumë në vjeshtë janë çizmet. Nëse doni të bëni një përzgjedhje delikate merrni shembullin e Gigi Hadid, me çizmet “Fendi”.
No comments:
Post a Comment