Getoar Selimi është një prej reperëve më të komentuar të showbiz-it shqiptar, veçanërisht për jetën luksoze dhe veshjet e tij të shtrenjta.
Të gjithë e dimë tashmë se fiksimi i Getoarit janë këmishët me lule, por me sa duket së fundmi ai është afeksionuar edhe pas sandaleve dhe na ka prezantuar me modelin më trendi të tyre.
Getoari ka postuar mbrëmjen e djeshme një foto në profilin e tij në Instagram ku shfaqet i veshur me një palë sandale të markës Giuseppe Zanotti, të cilat deri më sot ua kishim parë vetëm femrave. Ato kushtojnë 673$ dhe janë lëkurë, ndërsa janë zbukuruar në pjesën e përparme edhe me një zinxhir ngjyrë floriri.
Këto sandale të cilat janë të preferuarat e femrave, me sa duket janë aq të rehatshme saqë janë prodhuar edhe për meshkujt.
No comments:
Post a Comment