Një vjedhje e turpshme është kryer në xhaminë Hatunije në Prishtinë ditën e dytë të Kurban Bajramit, më 22 gusht 2018.
Momenti i vjedhjes është kapur nga kamerat e sigurisë dhe ka qenë imami Ramadan Avdullahu, i cili e ka shpërndarë video-n në Facebook, duke e denoncuar publikisht të riun.
Ai fillimisht e ka thyer kasafortën më një kazmë dhe më pas ka vjedhur 500 euro.
Të gjithë e kanë cilësuar si të turpshëm veprimin e të riut dhe video-ja tashmë po bën xhiron e rrjetit.
No comments:
Post a Comment