I lidhur me Beatrix Ramosajn? Reagon reperi i njohur



Ditën e djeshme, lajmi për një lidhje të re dashurie në showbiz-in shqiptar, bëri bujë në mediat rozë.
Një burim për “iconstyle.al” konfirmoi se Beatrix Ramosaj dhe reperi Escobars, janë bashkë. Nuk vonoi shumë dhe këngëtarja reagoi për të hedhur poshtë këto zëra. Në një postim në Instagram, Beatrix mohoi informacionet e dhëna nga burime për “iconstyle.al”.
“Ndryshova statusin time nga “beqare” në “akoma beqare”, shkruante Beatrix duke na treguar se asgjë e re nuk po ndodh në jetën e saj private.
 

Nga postimet në rrjetet sociale Beatrix dhe Escobars janë parë gjithnjë në shoqërinë e njëri-tjetrit këto javët e fundit të verës. “Iconstyle.al” zbuloi se ditët e verës reperi i ka kaluar në Shqipëri, nën shoqërinë e Beatrix dhe kjo vërtetohet edhe nga postimet e tij në Instagram.



Por këto zëra për një lidhje të re nuk janë konfirmuar as nga reperi Escobars, i cili reagoi pak orë më parë për të thënë se vijon të jetë ende beqar:
“Nuk kam qenë ndonjëherë kaq beqar në jetën time kështu që boll me këto histori të kota”.
 

I njëjti burim për “iconstyle.al” konfirmoi se Beatrix dhe Escobars mund të jenë lidhur gjatë muajve të kësaj vere dhe lidhja mes tyre është në fillimet e veta.





No comments:

Post a Comment