Robert Berisha tregon sekretin e martesës së lumtur me Nora Istrefin



Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë një ndër çiftet më të dashur të showbiz-it shqiptar. Ata janë të martuar prej 12 vitesh dhe sot janë prindër të një vajze 3-vjeçare.



Dy këngëtarët e njohur kanë aq shumë vite bashkë saqë na duket sikur i kemi parë gjithmonë ashtu. Mirëpo të gjithë jemi kuriozë të dimë se cili është sekreti i një martese kaq jetëgjatë dhe mbi të gjitha të lumtur.



Në një intervistë për “Panorama Plus”, Robert Berisha ka rrëfyer se ku qëndron sekreti i martesës së lumtur mes tij dhe Norës.
“Nuk ka sekrete për një martesë të lumtur, vetëm dashuri dhe respekt. Shumicën e kohës jemi bashkë, përveç një të shtune në javë. Nga e diela deri të premten jemi bashkë, kurse çiftet e tjerë, të cilët punojnë tetë orë nga e hëna në të premte, shihen më pak se ne.”, thotë këngëtari duke na lënë të kuptojmë se fakti që ata kalojnë shumë kohë bashkë është sekreti i martesës së tyre të lumtur.
 

Roberti në këtë intervistë ka zbuluar gjithashtu se mes tij dhe Norës nuk ka konkurrencë edhe pse punojnë në të njëjtën industri.

“Nuk e shoh Norën si konkurrencë, por vetëm si personin që dua fort.”, ka thënë Roberti.



No comments:

Post a Comment