Profesioni i tij i dedikohet femrave, për të nxjerrë në pah bukurinë e tyre. Dizajnuesi shqiptar, Valdrin Sahiti, vendosi që të bëjë më shumë sesa thjesht për paraqitjen e jashtme.
Vetëm pak ditë më parë ai paralajmëroi hapjen e “Bella Foundation”, një fondacion që ka si qëllim mbrojtjen e grave të dhunuara dhe synon t’i bëjë femrat të lumtura.
Valdrini vendosi që të jetë në shërbim të komunitetit, jo vetëm për një ditë, si sot më 21 gusht që do të dhurojë fustane për gratë e dhunuara, por për 365 ditë të vitit.
“15 vjet që gruaja është qendra e vëmendjes time…puna, frymëzimi, emocionet burojnë nga ato. Në këtë rrugëtim, mamaja ime, gruaja ime, vajza ime e mrekullueshme, më bëjnë të shoh përtej… Jo te gjitha gratë e kanë patur njësoj fatin, disa nëna, disa gra në karrierë, disa të lumtura e disa të dhunuara. Me urimin për t’i veshur për ditë më të lumtura, Bella dhe unë nisim kështu një etapë të re krijimi, frymëzimi dhe përgjegjësie.
“Bella Foundation” nis rrugëtimin me ndjeshmërinë sociale dhe përgjegjësinë për një botë më të mirë, ndaj me rastin e festës së Bajramit, Valdrin Sahiti do të dhurojë fustane të mrekullueshme për gratë e dhunuara. Për t’i bërë të ndihen unike dhe vetëbesimi t’ju japë forcë për të ecur të forta përpara”, shkroi dy ditë më parë në “Instagram”-in e biznesit të tij Sahiti.
Ndërsa ditën e djeshme ai u mblodh bashkë me disa prej grave, që janë bërë pjesë e këtij fondacioni. Me të bijën e tij përkrah, Valdrini shkruan se dëgjoi historitë e dhimbshme të grave të dhunuara, ndërsa u dha besimin e tij atyre për t’i ndihmuar.
Forca është femër. Nisi kështu dhe në krahët e mi Bella, që rritet me shumë dashuri sot dhe do të di ta transmetojë nesër. Mamaja ime që më edukoi plot dashuri dhe sot jam ky që jam. Gruaja ime që më mbështet në çdo hap. Blerta një grua e fortë që rrugëton mes dhimbjes së grave. Të gjitha sot në krahun tim për të nisur një të ardhme më të mirë”, shkruan në “InstaStory” ndër të tjera Valdrini.
Ndërsa lidhur me fustanet, gratë vendosën që t’i nxirrnin në shitje në mënyrë që me lekët që do të fitojnë ndihmojnë të tjera.
No comments:
Post a Comment