Partnerja 20 vite më e re e Artan Imamit: Ja problemi që kemi nga diferenca në moshë



Ajo është larguar herët nga Shqipëria, rreth moshës 6-vjeçare. Bashkë me familjen, Florenca Bellova shkoi në Trieste të Italisë për të krijuar një jetë tjetër. Ajo studioi për  Politika Europiane dhe
Ndërkombëtare në Universitetin Katolik të Milanos. Ka punuar dhe si modele për të siguruar të ardhura për studimet dhe si aktore.
Rikthimi në Tiranë përkoi me një moment shumë të rëndësishëm në jetën e saj, dashurinë me aktorin 20 vite më të madh, Artan Imamin, me të cilin ka sot një vajzë që quhet Audrey.
Dyshja nuk është martuar dhe kjo jo sepse Florenca është kundër martesës por sepse nuk është tradicionale:
“Nuk jam kundër martesës, por nuk ndiej nevojën t’i kërkoj një autoriteti civil apo fetar që të ligjërojë juridikisht një marrëdhënie që është krejtësisht private mes dy personave. Nuk jam aspak tradicionale. Për mua familja është gjithçka dhe pikë. Fëmijët, ajo çka t’i arrin të ndërtosh, hera-herës me shpirt ndër dhëmbë, duke mos lejuar të tretët që të të thonë nëse po bën mirë apo keq. Për mua, pikërisht ajo familja e ngushtë ka shumë rëndësi, jo familjarët që e rrethojnë. Pastaj, imagjinojeni ç’lodhje burokratike duhet të jetë procesi i divorcit. Ndihesh e zhgënjyer për dështimin e raportit, imagjinoni të merreni edhe me këto të tjerat”.


Florenca tregoi për “Panoramën” se me Artanin është takuar 6 vjet më parë, kur erdhi me pushime në Tiranë dhe aty lindi gjithçka.
“Ne njiheshim më herët për arsye të tjera, por unë asokohe isha e vogël dhe nuk më interesonin çështjet e zemrës, ndërsa ai kishte jetën e tij sentimentale. Bashkëjetesa me dikë tjetër nuk shkon gjithmonë fushë me lule. Unë kam jetuar 20 vjet jashtë, e vetme dhe në qytete shumë të mëdha”.
 

Ajo rrëfen se nuk përbën aspak problem diferenca e moshës me partnerin dhe se i vetmi problem është fakti që atij i pëlqen jeta sedentare dhe asaj jo:
“Do të thosha që jo. Për mua meshkujt punojnë si një motor që ndizet me vonesë, për rrjedhojë ndryshimi mes nesh është krejtësisht normal. Problemet më të mëdha mund të lindin për divergjenca në stilin e jetës. Për shembull, partnerit tim i pëlqen jeta sedentare, gjë që unë refuzoj ta bëj. I pëlqen të shohë televizor, ndryshe nga unë. Ky po është një problem real, jo mosha. Po më vjen ndër mend një shprehje e Tolstoit: “Ajo çka është e rëndësishme në një martesë të lumtur nuk është nëse keni shumë të përbashkëta, por sa jeni të aftë të menaxhoni ndryshimet mes njëri-tjetrit”.
 

No comments:

Post a Comment