Situatë alarmante! Prindër merrni masa, fruthi po thyen rekorde



Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë alarmin për epideminë  e fruthit, duke qenë se së fundmi janë shtuar rastet në Europë më këtë sëmundje infektive.
Deri më tani raportohet se më shumë se 41 mijë njerëz janë infektuar në gjashtë muajt e parë të viti 2018, duke e çuar në 37 numrin e viktimave.
Vitin e kaluar janë regjistruar 23 927 raste dhe një vit më parë 5 273 raste. Sipas ekspertëve shkak për këtë rritje të rasteve me fruth është rënia e numrit të njerëzve që vaksinohen.
Gjatë viti 2018 në Angli ka pasur 807 raste të prekurish me fruth dhe OBSH po u bën thirrje vendeve evropiane që të ndërmarrin masat paraprake për parandalimin e kësaj epidemie.
Sipas ekspertëve të shëndetit publik në Angli shpërthimet në këtë shtet janë kryesisht për shak të njerëzve që kanë udhëtuar në zonat e Europës që kanë pasur shumë raste me këtë sëmundje infektive.
Fruthi është një sëmundje ngjitëse dhe përhapet edhe nga teshtimat. Infeksioni zgjat zakonisht 7-10 ditë, por ndërsa shumica e njerëzve shërohen tërësisht, disa të tjerë përjetojnë edhe komplikacione të rënda duke përfshirë:
-encefalit (infeksion dhe enjtja e trurit)
-meningjit
-konvulsione febriale
-pneumoni
-infeksioni i mëlçisë
Vaksina MMR mund të parandalojë infeksionin, mirëpo duke qenë se kohët e fundit kjo vaksinë akuzohet si një ndër shkaktarët kryesorë të autizmit, shumë persona po i shmangen asaj.
OBSH ka vanë alarmin për përhapjen e shpejtë të fruthit dhe u bën thirrje të gjithë prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre.
Vendet me normat më të larta të sëmundjes së fruthit në Europë janë Serbia dhe Ukraina.

No comments:

Post a Comment