Bonucci: Duhet të jemi më të fortë se të gjithë dhe gjithçka



Ka kënaqësi të ligjshme në fjalët e Bonuccit, pas fitores 2-0 ndaj Valencias, në fushën e kësaj të fundit, edhe pse nga minuta e 29-të, bardhezinjtë mbetëm pa Cristiano Ronaldon. Ylli portugez u ndëshkua me karton të kuq, pas një momenti mjaft të diskutueshëm.
“Ne kemi provuar të jemi ekip, përkundër vështirësive. Kemi mbajtur ritmin edhe me një lojtar më pak dhe kemi marrë një fitore fondamentale. Ronaldo? Ne nuk duhet të biem në provokime të caktuara, duhet të jemi më të fortë se të gjithë dhe gjithçka.
Cristiano ishte shumë i zemëruar, për fat të keq arbitri nuk e pa shumë mirë momentin… Kthimi im? Përgjigja ime është gjithmonë në fushë. Ky grup i madh më ka mirëpritur, tani duhet të vazhdojmë të jemi një ekip dhe gjithmonë do të përpiqem të jap maksimumin tim, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj”.

No comments:

Post a Comment