Zgjohet natën dhe i vë flakën Bashkisë, zbulohet motivi i 45-vjeçarit nga Librazhdi



Një 45-vjeçar nga Librazhdi është arrestuar pasi i kishte vënë flakën Bashkisë.
Prej pesë ditësh, Artan Balla, ishte kthyer nga Greqia ku ishte emigrant, ndërsa gjatë natës së kaluar ai ishte çuar dhe kishte shkuar pranë Bashkisë së Librazhdi.
Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se 45-vjeçari, fatmirësisht kishte djegur vetëm derën e Bashkisë.
Artan Balla është një person i njohur për policinë, me precedentë të shumtë penalë dhe madje i dënuar disa herë.
Pesë ditë më parë ai ishte kthyer në Librazhd nga Greqia dhe i kishte vënë një ultimatum kryetarit të Bashkisë Kastriot Gurra, për ta punësuar.
Por pasi i është bërë e ditur se ai nuk plotësonte asnjë kriter për t’u punësuar si dhe nuk kishte hapësirë për të në Bashki, 45-vjeçari është hakmarrë duke i vënë flakën ndërtesës.

No comments:

Post a Comment