Kjo fundjavë, paska qënë e dedikuar vetëm kurorëzimit të dashurisë.
Artisti i talentuar Kristi Karkanaqe i kanë dhënë fund beqarisë pasditen e së shtunës. Ai ka thënë “Po” mbi taracën e bashkisë së Tiranës dhe kurorëzoi në martesë dashurinë e tij me Adën.
I veshur me kostum serioz, këngëtari pozonte pa kapelen e tij karakteristike, ndëkohë që nusja kishte zgjedhur një fustan të bardhë të fryrë. Kristi ka ndarë një foto nga ceremonia e dasmës në rrjetet sociale, ku ishin pjesë edhe dy ndër miqtë e tij më të mirë, Lindi Islami dhe Venera Lumani. Ata u njohën gjatë edicionit të dytë të spektaklit “C’est la vie”, ku u shpallën edhe fitues.
Edhe këtë ditë, ai nuk hoqi dorë nga muzika dhe performoi për të gjithë të ftuarit nga taraca e Bashkisë së Tiranës, qytetit ku performon thuajse çdo ditë në rrugë.
No comments:
Post a Comment