Në një letër të shkruar me shkrim dore, Roza Lati zbërthen gjithë galerinë e Greg Ramës



Greg Rama, djali i kryeministrit shqiptar Edi Rama, solli për publikun shqiptar ekspozitën e tij të parë të titulluar “Fidem”.



Ekspozita personale e tij konsiston në një instalacion të vetëm që shihet në tre salla. Shigjeta në dukje të pafundme, qëndrojnë pezull në ajër, ndërkohë që disa të tjera depërtojnë në murin e bardhë. Shigjetat i drejtohen një sfere gjigande, por nuk e prekin.




Edhe moderatorja shqiptare Roza Lati, ka vendosur të vizitojë galerinë një ditë përpara se të përfundojë, pasi mbyllet me 30 shtator. Madje, moderatorja ka realizuar disa video nga ekspozita, të cilat i ka publikuar në rrjetet sociale.



E veshur me të bardha, ajo ecën drejt sallave duke parë me vëmendje artin e krijuar nga Greg Rama. Në fund, Roza nuk është larguar pa gdhendur në bllok, të gjithë shijen që i dha ekspozita.



“Më pëlqeu shumë Fidem! Topi që është koha.. Gjithë shigjetat, tentativat për të kapur kohën.. Gjeta veten te kjo pjesë.. Muri – barrierat që kemi.. Ishte fantastike shija që më la KOHA.. Me atë shënjestrën e vogël.. Mendoj që lluksi më i madh që kemi, është koha. KOHA është shënjestra. E vlerësova galerinë duke u veshur dhe vetë me të bardha.. E duke bërë një foto nën shënjestrën e syzit fotografik.. Roza was here (Roza ishte këtu)” – shkruan me shkrim dore Roza Lati në bllok, duke e firmosur në fund.



No comments:

Post a Comment