Ami dhe Ermali festojnë ditëlindjen e Joelit: Tematika e veçantë e festës na mahniti



Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska festojnë sot një ditë të veçantë  familjare, 5-vjetorin e lindjes së djalit të tyre, Joel. Dhe mesa duket në këtë ditëlindje Joeli ka shprehur edhe një dëshirë të veçantë të tij, atë për t’u bërë astronaut. Pasi kjo është tematika e ditëlindjes së vogëlushit të çiftit të famshëm.



Gjithçka në festën e tij është e konceptuar si në hapësirë, torta duket si një pjesë e vogël e galaksisë së yjeve e rrethuar me astronautë. Ambjenti përreth duket sikur është vetë hapësira dhe është arreduar me modelin e një anije kozmike.



Ndërkohë emri i Joelit shkruhet mbi një glob të madh që duket sikur është vetë planeti tokë.



Gjithçka duket kaq speciale sa Joeli dhe të gjithë të pranishmit do ta festojnë si të jenë vërtet në një udhëtim hapësinor.





No comments:

Post a Comment