VIDEO/ Një ceremoni private: Moderatorja Vilma Masha i jep fund beqarisë



Moderatorja e njohur shqiptare Vilma Masha i ka dhënë fund beqarisë ditën e sotme.



E shoqëruar nga babai i saj ajo ka ecur drejt altarit e veshur me fustanin e bardhë. Vilma mesa duket ka ndjekur tendencen e fundit të nuseve, me një look të thjeshtë dhe tejet elegant.
Ajo ka preferuar që në ditën e saj të madhë të veshë një fustan të ngushtë me një vello mbi kokë dhe bisht të gjatë. Gjithashtu moderatorja ka zgjedhur një make up të thjeshtë me flokë të lëshuara me onde.

Ajo ka vendosur të celebrohet në tarracën e Bashkisë Tiranë nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ka mbledhur në gëzimin e saj vetëm rrethin e ngushtë familjar e shoqëror.
Gjithashtu në ditën e saj më të lumtur nuk mungojnë as kolegët e saj, figurat e njohura të ekranit si Drini Zeqo, Viola Spiro, Ilda Bejleri, Isli Isalmi etj.

No comments:

Post a Comment