Këto foton sapo na dëshmuan se Rita Ora dhe Dua Lipa janë shoqe?



Pavarësisht se kanë të njëjtën origjinë, Rita Ora dhe Dua Lipa kanë treguar se nuk kanë një marrëdhënie të mirë së bashku.
Dy këngëtaret e njohura në mbarë botën, edhe pse nuk kanë folur për njëra-tjetrën në intervista, kanë një hatërmbetje që i ka fillesat nga nisja e karrierës së Duas.
Së fundmi Ora dhe Lipa kanë qenë prezente në eventin e GQ, ku Dua fitoi çmimin “Artistja më e mirë solo”.
Por e dini çfarë ndodhi pas atij eventi? Dyshja festoi me miqtë e tyre, ku mes tyre ishin Diplo dhe Nicholas Grimshaw.
Ky i fundit na bëri të besojmë se ka një shans që mund të flasin me njëra-tjetrën apo edhe se mund t’i shohim së bashku një ditë.
Nicholas publikoi disa foto nga mbrëmja dhe vendndodhja tregoi se Rita dhe Dua ndodheshin shumë pranë njëra-tjetrës.
Ai pozoi krah Duas edhe më pas me Dj Diplo, ndërkohë pas pak postoi në Instagram një foto ku shihet krah Diplo-s dhe Rita Orës.
Ndoshta dy këngëtaret kanë thyer akullin mes tyre dhe ndoshta shumë shpejt mund të kemi ndonjë foto mes tyre.

No comments:

Post a Comment