Publikohen pamjet tronditëse të rrëmbimit të 24-vjeçarit në mes të Vlorës



Gjatë muajit korrik u denoncua zhdukja e një të riu 24-vjeçar, Elvis Troqe nga Vlora.  Ditët kalojnë dhe ende nuk dihet asnjë detaj mbi vendndodhjen e tij, ndërkohë që ankthi sa vjen dhe shtohet për familjarët e tij.
Mirëpo mbrëmjen  e djeshme gazetari i “Report TV, Artan Hoxha ka publikuar video-n e rrëmbimit të 24-vjeçarit. Në këtë video shihet 24-vjeçari duke dalë nga një lokal, pastaj ka hipur me dëshirën e tij në një makinë ku ka njohur një person, por më pas është zhdukur.
Në momentin që Elvisi ka hipur në makinë, një automjet tjetër e vëzhgonte makinën e rrëmbyesve.
Artan Hoxha rrëfeu se vetëm një muaj para zhdukjes së Elvisit ishte zhdukur edhe shoku i tij, Albano Xhaferraj. Dy shokët ishin kthyer nga Belgjika në muajin qershor.
“Automjeti ‘Benz’ është identifikuar. Autorët, rrëmbyesit gjithashtu dihet se kush janë, por nuk veprohet. Policia nuk vepron”, tha Hoxha.



No comments:

Post a Comment