Modelja rrëzohet nga karrigia dhe video po bëhet hit në internet



Modelja e famshme dhe shumë e dashur Chrissy Teigen duket se ka kaluar një situatë aspak të këndshme në punë ditën e sotme. Gjatë kohës kur ajo po futej në zyrat e punës tek revista “Buzzfeed” dhe dukej paksa e mërzitur u drejtua për tek tavolina e punës që të ulej në karrige. Por modelja 32-vjeçare dështoi në ulje teksa bëri të ulej karrigia iku dhe ajo ra përtokë.




Kjo video qesharake tashmë po bëhet hit nëpër të gjitha rrjetet sociale,megjithatë vetë Chrissy duket se po e kalon me të qeshur këtë moment, pasi  e publikoi në Instagram vetë videon.

No comments:

Post a Comment