Valë arrestimesh në spitalin e Shkodrës, 7 bluza të bardha përfundojnë në pranga



Shtatë persona nga stafi i spitalit të Shkodrës kanë rënë në pranga ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre mjekë, infermierë, farmacistë dhe drejtues spitali, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Sipas prokurorisë, personat e më sipërm në kundërshtim me detyrën i kanë kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë materiale të domosdoshme mjekësore për kabinetin e Hemodinamikës.
“Këta shtetas në shkelje të ligjit kanë kërkuar për blerje -tenderim, për periudhën kohore të mbetur të vitit 2016, pra, shtator-dhjetor 2016, një sasi shume të madhe 400 stendash (kateter, koronare dhe sete kirurgjikale të kardikirurgjisë etj) jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti që ky spital ka”.
Por organi i akuzës thotë se “ky spital nuk ka pasur asnjë mundësi akomodimi dhe resurse njerëzore , mjek etj, të realizonte kaq shumë ndërhyrje sa stenda, e materiale të tjera ka blerë. Për këtë periudhë kohore ky spital ka realizuar vetëm 3 ndërhyrje. Pra, në fund të vitit 2016, në magazinën, farmacinë  e spitalit ka pasur një gjendje stendash, 397 stenda të cilat nëse do të kishin standartet e kërkuara nga ligji duhet te plotësonin nevojat për vitin pasardhës vitin 2017, e shume vite të tjera”.
Për vitin  2017 janë lidhur 6 (gjashtë) kontrata për blerje barnash dhe materialesh për kabinetin e Hemodinamikës, shërbimi i kardiologjisë, me një vlerë prej 23 171 853 lekësh përfshirë këtu edhe kontrata për mirëmbajtjen e materialeve të blera.
Planifikimet dhe blerjet për vitin 2017 prej 700 stenda janë bërë duke mos pasur parasysh gjendjen e stokut, afatin e tyre të skadencës së materialeve, kapacitetin e spitalit, ndërhyrjet e planifikuara për atë vit etj.
Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë pasi është pranuar kërkesa e Spitalit Rajonal Shkodër janë zhvilluar procedurat e tenderimit të materialeve mjekësore dhe dokumentacioni përkatës pas shpalljes së fituesit është përcjellë në Spitalin Rajonal Shkodër me qëllim lidhjen e kontratës dhe marrjen e materialeve në dorëzim.
Të akuzuarit janë: Përparim Cela, mjek (caktuar dhe ekzekutuar), Dh.U (shpallur në kërkim), Luan Dragusha, mjek (caktuar dhe ekzekutuar);  Karmen Kaculini, farmaciste .(caktuar dhe ekzekutuar); Renato Kepi, infermier të hemodinamika (caktuar dhe ekzekutuar);  E.S, mjek (shpallur në kërkim); Amanda Matlija (caktuar dhe ekzekutuar); Juliana Zhuri (caktuar dhe ekzekutuar); Albana Mehmetaj (caktuar dhe ekzekutuar).

No comments:

Post a Comment