Dy të rinj shqiptarë dhunohen barbarisht në Serbi për arsyen absurde



Dy të rinj shqiptarë janë dhunuar barbarisht mbrëmjen e djeshme në Novi Sad, Serbi, pasi flisnin në gjuhën shqipe.
Mediat kosovare raportojnë se gjendja shëndetësore e njërit prej tyre, është e rëndë. Të rinjtë e dhunuar janë G.B. dhe C.M. të lindur në vitin 1999.
I  riu me inicialet C.M.  është në rrezik për jetën pasi ka marrë dëmtime në kokë dhe ka pësuar gjakderdhje në tru.  Ai i është nënshtruar një operacioni, ndërsa pritet që gjenja të stabilizohet.
Rasti i tyre është dënuar Shoqata e Shqiptarëve me seli në Novi Sad, e cila ka kërkuar dënimin e personave përgjegjës.
Ndërkohë policia po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

No comments:

Post a Comment