Tritol banesës së gjyshit të Xhisielës, shoqërohen 9 persona në polici



Një shpërthim me eksploziv tronditi mbrëmjen e djeshme Fushë-Krujën.
Sipas burimeve nga policia, një sasi eksplozivi është hedhur në oborrin e përbashkët të banesave të Besim Muçës dhe Ramazan Muçës, i cili është gjyshi dhe xhaxhai i 25-vjeçares Xhisiela Maloku.
“BalkanWeb” shkruan se bëhet fjalë për një sasi eksplozivi rreth 100 gramë. Policia shoqëroi pas ngjarjes 9 persona që aktualisht po merren në pyetje.
Kjo ngjarje vjen pak ditë pas shpërthimit të skandalit, ku Xhisiela Maloku deklaroi se ishte dhunuar nga djali i deputetit të PS-së Rrahman Rraja dhe më pas mohoi akuzat.
Vajza mohoi se është dhunuar por tha se e kishte denoncuar ish-të dashurin Rexhep Rraja për xhelozi, pavarësisht ekspertizës së mjekëve dhe psikologut që vërtetonin të kundërtën.
Aktualisht Rexhep Rraja ndodhet në burg, ndërsa Xhisiela ka marrë urdhër mbrojtje nga policia.
Nuk dihet nëse ajo banon ende në banesën e gjyshit të saj, por fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

No comments:

Post a Comment