Është zyrtare! Moderatorja shqiptare lumturisht e dashuruar me ish-kolegun



“Lumturia është te gjërat e vogla!”
Kështu është shprehur shefi më i njohur i kuzhinës, Alfio Rrotani, i cili ka bërë zyrtare lidhjen me moderatoren e “IN Tv”, Fatma Methasani.
Ai ka publikuar një foto mjaft të këndshme ku shfaqet me partneren, të dy pranë njëri-tjetrit. Alfio duket i buzëqeshur ndërsa Fatma vendos fytyrën e saj pranë tij me sytë e mbyllur.




A post shared by ALFIO (@alfio_rrotani) on

 Kjo foto kaq romantike ka bërë që ndjekësit e çiftit të shpërthejnë në urime pafund për dyshen.
“Po…po e po…lumturia është te gjërat e vogla!!”, shkruan Alfio në Instagram.
Nuk e dimë nëse ata janë njohur fillimisht në ambientet e televizionit, por Fatma ka treguar më parë se beson “në fundet e përrallave dhe në tërheqjen me shikimin të parë”.

No comments:

Post a Comment