Pasagjerët në panik, tym nga avioni në Rinas pak çaste para se të niseshin



Pasi hipën në bord dhe pritën nisjen e avionit, pasagjerët u njoftuan se avioni i tyre nuk mund të nisej për shkak të një defekti teknik. Të gjithë ata që do të udhëtonin për në Firence, me avionin e linjës “Albawings”, hasën një situatë të pakëndshme mëngjesin e kësaj të hëne.
Avioni ishte parashikuar të nisej për në qytetin italian në orën 7:30, por fluturimi u anulua.
Dëshmitarët kanë treguar se avioni që pa u ndezur rridhte karburant dhe nxirrte tym. Ky problem është vënë re nga pasagjerët, të cilët të tmerruar nxituan të zbrisnin menjëherë nga avioni.
Ata ende nuk kanë asnjë informacion se, kur do të nisen drejt destinacionit të paguar, Firences.
Situata është e përsëritur për linjën e “Albawings”, pasi vetëm 3 ditë më parë një avion i kompanisë i nisur nga Venecia drejt Rinasit devijoi uljen për shkak të një defekti teknik. Ndërsa këtë të diel pati vonesa prej disa orësh në destinacionet e Italisë, atë në Puglia-s dhe Pisa-s.



No comments:

Post a Comment