“Kur bën dhe Xhensila që e ka burrin katundar!” Këngëtarja s’duron më, reagon ndaj batutës



Xhensila Myrtezaj e ka ndjekur nga shtëpia spektaklin “BE Caffee” të bashkëshortit ditën e djeshme.
Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku e nisën këtë të diel programin e ri te “E Diela Shqiptare”, ku nuk mungoi as batuta për Xhensilën.
“Kur bën dhe ajo Xhensila, burrin katunar, vetë nga Kolonja, këndon si të jetë goca e Sabri Fejzullahut”, është shprehur Olsi.
Bes Kallaku dukej me nerva (në rol) nga kjo batutë por Xhensila e zbuti disi situatën me një video në Instagram.
“O joooo”, shprehej këngëtarja teksa qeshte me lot me batutën e aktorit..
Sigurisht, gjithçka mbetet në kontekstin e shakasë, pasi Olsi është miku më i mirë i çiftit, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku.
Së fundmi, ata janë bërë edhe prindër për herë të parë, pasi në jetë ka ardhur vajza e tyre Ajka.

No comments:

Post a Comment