Pas ndarjes nga Seldi, ish-të dashurës së tij i buzëqesh fati: Zyrtarizon lidhjen!



Mimoza Shkodra dhe Selqi Qalliu, e zyrtarizuan lidhjen në fillim të këtij viti.
Këngëtarja e famshme shqiptare dhe i fejuari i saj, dukeshin tejet të dashuruar por nuk ishte e shkruar që të përfundonin bashkë.
Gjatë performancës në “Dance With Me”, ku Seldi konkurron bashkë me Rashel Kolanecin, këngëtari u pyet nëse ishte më bashkë apo jo me Mimozën, dhe ai e konfirmoi ndarjen.
“Jo nuk jemi më bashkë. Kështu paska qenë e shkruar. Gëzoj shumë respekt për Mimozën dhe familjen e saj”, u shpreh ai duke konfirmuar lajmet.
Por ish-e dashura e tij nuk ka pasur këtë “fat”.
Pas viteve në lidhje, ndarje, e ribashkime, vajza e deputetit Milaim Zeka, dashuria shumëvjeçare e Seldit, Dafina Zeka ka zbuluar se nuk është më beqare dhe si rrjedhojë, ka nisur një kapitull të ri.
Bukuroshja me banim në Stokholm të Suedisë po shijon romancën me një shtetas suedez.
Lidhja mes tyre është aq e fortë saqë siç mëson “Prive.al”, Dafina e ka sjellë të dashurin disa herë në Kosovë përgjatë muajve të fundit.

No comments:

Post a Comment