Një “festë e çmendur”, Rita kërcen mbi tavolinë me muzikën shqiptare



Mbrëmjen e djeshme, Rita Ora ka festuar 30-vjetorin e lindjes së motrës, Elena Ora së bashku me familjarët dhe miqtë me të ngushtë. Të gjithë të ftuarit kanë ndarë në rrjete sociale momente të ndryshme nga festa. Në fillim nuk kanë munguar urimet e familjarëve për Elenën dhe nga videot mbrëmja dukej shumë e qetë derisa nisi muzika shqiptare. Në videot e publikuara në ‘Instagram’, Rita bashkë me miket e saj shqiptare shihet teksa kërcen mbi tavolinë nën rimet e muzikës popullore shqiptare. Pavarësisht se prej vitesh jetojnë në Londër, Rita dhe familja e saj duket se nuk harrojnë që në çdo gëzim familjar të kujtojnë traditat shqiptare. 







No comments:

Post a Comment