Skivi: Do të doja të rikthehej grupi ‘Skillz’…



Ledri Vula dhe Visar Shala ose i njohur si Skivi, në fillimet e karrierës njiheshin si grupi ‘Skillz’. Dyshja ka sjellë këngë të suksesshme dhe disa prej tyre vazhdojnë të mbahen mend ende sot e kësaj dite. Megjithatë vite më vonë, grupi u shpërbë dhe më pas reperët vazhduan karrierën solo. I ftuar në ‘Prive’, Skivi është pyetur se për çfarë arsye do të donte të rikthehej edhe njëherë grupi ‘Skillz’. “Do të doja të kthehej ‘Skillz’ vetëm për treguar çfarë është hip-hopi”, – është përgjigjur reperi. Gjithashtu Skivi u pyet nëse do të donte një bashkëpunim me Ledrin apo Getoarin, por ai e ka refuzuar. “Do e refuzoja, sepse ne kemi bashkëpunime tashmë”, – ka thënë ai.
Kujtojmë se pas ndarjes si grup, marrëdhënia e Ledrit dhe Skivit ka pasur shumë ulje-ngritje.

No comments:

Post a Comment