Përplasja për Elvanën në ish-Bllok: Viktima vuante nga tumori, i kishin mbetur edhe pak muaj jetë



Fabian Gaxha, i riu i cili mbeti i vrarë nga përplasja me armë në një lokal në ish-Bllok, vuante nga tumori.
“Lapsi.al” shkruan sot se Gaxha ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë dhe i kishin mbetur edhe pak muaj jetë.
Gaxha mbeti i vrarë në sherrin në zonën e ish-Bllokut, ndërkohë që shokët e tij, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, të dy të arrestuar, mbetën të plagosur.
Policia ka shpallur në kërkim Ervin Matajn, i dashuri i Elvana Gjatës, dhe komandon Mervjol Bilo, i cili dyshohet të ketë qëlluar për vdekje Gaxhën.
Truproja e Elvana Gjatës ka qenë bashkë me grupin e Ervin Matajt kur është gjendur mes plumbave, megjithëse dinamika e ngjarjes ende nuk është zbardhur plotësisht.
Mevjol Bilo është vlerësuar me nota maksimale si nga shteti shqiptar dhe nga aleatet si dhe nga SHBA-ja për një mision sekret në vitin 1998 në zonën mes Malit të Zi dhe Kosovës për marrjen e CD-ve të avionit vëzhgues të rënë në këtë zonë malore. Ai  është njeri nga 30 themeluesit e Forcave Speciale Shqiptare i cili ka marr pjesë në misione paqeruajtëse në Republikën e Chadi-t në Afrikë, Irak e Afganistan.

No comments:

Post a Comment