Vrasja në bllok/ I arrestuari vëllai i një Dj të njohur, zbardhet dëshmia e plotë



Geldo Hoti është një nga personat e arrestuar si i përfshirë në ngjarjen e ndodhur në zonën e Bllokut në Tiranë, natën e 4 tetorit. Ai u arrestua nga policia teksa mundohej të kalonte kufirin për në Greqi.



Gjykata e Tiranës vendosi masën e arrestit me burg 45 ditë për Hotin, ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia  e tij në Gjykatë.
“U gjenda në shoqërinë e Ervin Matës. Hymë në lokalin në pronësi të Redi Popeskut. Ai na hapi një shishe verë. Pak më vonë erdhën 3 persona. Ervini u ngrit dhe takoi njërin prej tyre. Papritur në derë hynë dy persona. Njëri prej tyre filloi të debatonte me një nga personat që shoqëronin Matën. U shkëmbye edhe zjarr më pas” – deklaroi në gjykatë Geldo Hoti.
Ndërkohë Hoti, i cili është vëllai i një Dj të njohur në vend tha se nuk po arratisej për në Greqi, por ishte nisur të merrte një pajisje për radion që ka në pronësi familja e tij.

No comments:

Post a Comment