5 shenja që nuk je gati për një lidhje serioze dhe pikë



Një marrëdhënie e mirë mund të jetë e vështirë për t’u pasur. Pavarësisht presioneve që mund të keni nga shoqëria ose familja, ndonjëherë thjesht nuk je gati për një lidhje, apo për të rënë në dashuri.
“Iconstyle.al” publikoi dje një sondazh me temë “A jam gati për një lidhje serioze” dhe përgjigjet e tij na ndihmuan  të sjellim sot 5 shenja që tregojnë se një lidhje nuk është gjëja më e mirë për ty në këto momente.

1.Nuk e ke harruar ende ish-in

Në mendjen tënde mund ta kesh vendosur që ish-i yt nuk ka ndikim aspak te ty. Por nëse t’i vijon ta përgjosh ende në rrjetet sociale, ose i ruan akoma dhuratat e tij, atëherë kjo gjë përbën një problem që kërkon zgjidhje para se të hidheni në krahët e dikujt tjetër.

2.Thjesht nuk ke kohë!

Lidhja kërkon përkushtim dhe nëse do vërtet që të funksionojë atëherë duhet t’i kushtosh vëmendjen e duhur dhe të mos e lësh pas dore partnerin/partneren.

3.Ndonjëherë do thjesht një shpatull ku të mbështetesh, jo një partner

Nëse ndihesh sikur nuk ke kujt t’i hapesh për problemet e tua, kjo nuk do të thotë se të duhet medoemos një lidhje. Të angazhohesh nuk do të thotë vetëm të qash hallet me tjetrin por edhe të dëgjosh. Telefonoji një miku të vjetër ose një familjari përpara se të lidhesh me dikë vetëm për të mos qenë vetëm.

4.Nuk ke besim te vetja

Gati 40% e personave pjesëmarrës në sondazh u shprehën ishin të bindur se lidhjet e tyre thjesht nuk funksionojnë. Një konkluzion i tillë paraprak të bën të mendosh se edhe lidhja e radhë do të jetë po njësoj. nëse nuk ndihesh gati për të besuar te vetja atëherë nuk je gati për t’u lidhur me dikë tjetër dhe për t’i besuar atij.

5.S’mund të përkushtohesh dhe të japësh llogari

Nëse je tipi i personit që largohet kur dëgjon se të prezantojnë si “i dashuri” apo “e dashura”, atëherë nuk je gati për një lidhje serioze. Fobia juaj për t’iu përkushtuar dikujt apo për t’i dhënë llogari atij, mund t’ju mbajë të stepur për një lidhje serioze.


No comments:

Post a Comment