Vrasja në ish-Bllok për Elvanën? Rrëfehet Martinaj: “Unë nuk vuaj për femra!”



“Nuk shkuam për t’u vrarë, por për t’u sqaruar”.
Kështu është shprehur Ervis Martinaj pasi u plagos në lokalin në zonën e ish-Bllokut, në një përleshje me armë, ku mbeti i vdekur miku i tij Fabian Gaxha.
Ervis Martinaj
Në dëshminë e tij të siguruar nga “Lapsi.al”, Martinaj ka sqaruar se kishte shkuar në lokal për t’u sqaruar me Ervin Matajn, i dashuri i Elvana Gjatës, madje kishte tentuar të shmangte sherrin. Ai tha gjithashtu se komando Mervjol Billo mund ta kishte vrarë nëse do të kishte dashur.
Ervina Mata dhe Elvana Gjata
“Unë e njihja prej kohësh si Komandon, ashtu edhe Matën. S’kemi pasur konflikte me njëri tjetrin. Nuk shkuam për t’u vrarë, por për t’u sqaruar. Nëse do donin të më vrisnin, unë do të isha i vdekur sot. U plagosa pa dashje në qafë dhe truprojat e mi u vranë. Por komando nuk qëlloi mbi mua. Edhe pse unë isha i shtrirë. Plumbi më kapi padashje”.
Martinaj mohoi që molla e sherrit të ketë qenë Elvana Gjata: “Sherri nuk ka ndodhur për asnjë femër, sepse nuk vuaj unë për to që të shkoj të vritem për ato”.
“Lapsi.al” mësoi se në dosjen e prokurorisë janë regjistruar 11 persona të përfshirë në sherr. 5 prej tyre kanë qenë në tavolinë me Ervi Matën, kurse 6 me Martinajn. Por hetuesit nuk kanë mundur t’i identifikojnë të gjithë personat që kanë marrë pjesë në sherr, për shkak të mungesës së pamjeve filmike në lokalin ku ndodhi vrasja.
Mervjol Billo, komando
Martinaj u ka rrëfyer prokurorëve se Gaxha i kishte nxjerrë probleme edhe herë tjetër për shkak të temperamentit të tij. Një nga personat që përshkruan edhe pronari i lokalit, që hyri më vonë në lokal dhe nisi të qëllojë mbi Mervjol Billon, është ende i paidentifikuar nga policia.
“Pse s’u ulëm në një tavolinë ku Mata kishte 1 orë e gjysmë që më priste? Sepse unë u ula në banak, kështu e kemi kodin tonë. Dhe jemi grric me sy, dy truprojat e mi me komandon. Më pas, vjen Gaxha me një tjetër roje dhe godasin me qytën e pistoletës komandon. Pasi u bëj me shenjë “çohuni dhe lëreni”, Gaxhës i shkrepi pistoleta pa dashje në ajër, këtu ndërhyri komando që i vret”, ka thënë Martinaj.
Pra sipas Martinajt, pavarësisht tensionit që ekzistonte mes dy grupeve, shkak për degradimin e situatës dhe vrasjes, është bërë ndërhyrja e menjëhershme e Fabian Gaxhës dhe e një personi tjetër që kanë qëlluar komandon Mervjol Billo dhe më pas shkrepja e armës pa dashje nga Gaxhaj.
Viktima, Fabian Gaxha
Pikërisht në këtë moment, komando ka reaguar duke qëlluar për vdekje Gaxhën dhe duke plagosur rëndë truprojën tjetër të Ervis Martinajt dhe vetë atë.
Nga dinamika e ngjarjes duket se komando Mervjol Billo ka reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe pavarësisht se është arratisur, duket se ka vepruar kur i rrezikohej jeta.

No comments:

Post a Comment