Si nisi konflikti për Elvanën: Publikohet video e sherrit të dhunshëm në lokalin e famshëm në ish-Bllok



Janë publikuar sot pamjet e një sherri të ndodhur disa ditë më parë në një lokal në Tiranë, që dyshohet se është bërë shkak për vrasjen e mbrëmshme në ish-Bllok.
“ABC News” ka publikuar një video nga lokali ku ndodhi sherri i dhunshëm,  shkak për të cilin mendohet të ketë qenë kengetarja Elvana Gjata.
Burimet bënë të ditur se mbrëmë në lokalin ku ndodhi krimi, dy palët kanë kërkuar të sqarohen për konfliktin e mëparshëm.
Por “sqarimi” përfundoi me një të vrarë dhe dy të plagosur. Nga përleshja me armë zjarri mbetën të plagosur edhe Ervis Martinaj, 36 vjeç dhe Eljon Hato, 28 vjeç, të cilët u arrestuan nga policia në flagrancë dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se, autori është një person që mban një pozicion të rëndësishëm në strukturat shtetërore dhe mban pozicionin e efektivit të Forcave Komando (një ekspert i përdorimit të armëve), por kjo gjë nuk është pasqyruar në njoftimin zyrtar të policisë.




No comments:

Post a Comment