Rita Ora ndahet nga i dashuri, por kujton ish-in: “Ishte dashuria ime e parë!”



Rita Ora ka pranuar se është ndarë nga i dashuri i saj Andrew Watt, pas thashethemeve për një romancë me Chris Brown.
Këngëtarja 27-vjeçare dhe Andrew u lidhën vitin e kaluar dhe u panë së fundmi duke dalë nga një hotel në New York, në fund të gushtit.
Rita dhe Andrew u fotografuan bashkë për herë të parë duke shijuar një udhëtim romantik në Romë vitin e kaluar.
Ata e bënë zyrtare lidhjen në qershor të këtij viti në Instagram, por mesa duket gjërat mes tyre nuk kanë shkuar siç duhet.
Në një intervistë të fundit, Rita reflektoi mbi dashurinë e saj të parë, DJ Calvin Harris, dhe  pranoi se ajo kishte kaluar ‘kohën më të mirë’ me të.
Ajo u shpreh nostalgjike për lidhjen me të dha tha se DJ i hitit “Drinking From the Bottle” ishte mashkulli i parë që ka dashuruar.
Pak javë më parë, mediat përfolën se Rita Ora është lidhur me këngëtarin Chris Brown, dhe dyshja ishte fotografuar gjatë Javës së Modës në Milano , duke pirë dhe duke kërcyer.

No comments:

Post a Comment