Artan Hoxha zbulon autorin e vrasjes në ish-Bllok: “Si ndodhi fije për pe ngjarja”



Në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një nga lokalet e Tiranës, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, është përfshirë edhe këngëtarja Elvana Gjata.
Gazetari Artan Hoxha zbuloi detaje të reja shokuese lidhur me ngjarjen, ku ndërroi jetë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj me Eljon Haton.
Në një intervistë për “Report Tv”, ai zbulon se autori i ngjarjes është pjesëtar i Komandove në Forcat e Armatosura dhe ka realizuar qitje profesionale në kokë dhe gjoks.
“Është qëlluar jo më shumë se 10 herë nga një pistoletë me 19 fishekë, është një dorë e stërvitur mirë, qitës që e ka instinkt të perfeksionuar të shtënën me armë, ushtrim tipik për forcat speciale si të policisë ashtu edhe të komandove, dje ai ishte në shërbim, sot në kërkim, nuk është kapur ende”, tha Artan Hoxha pa treguar nëse bëhet fjalë për Fabio Allkushin apo Merviol Bilon.
 

Gazetari i njohur tregon më tej detajet sesi ndodhi ngjarja:
“Grupi i Ervis Martinajt ka hyrë në lokal, ku u është servirur një shishe verë, por gotat u gjetën të paprekura. Martinaj ishte në këmbë në banakun e lokalit, kur hynë 4 persona, mes të cilëve edhe pjesëtari i komandos. Pati një shkëmbim batutash, pastaj një tentativë të viktimës Fabian Gaxha për të goditur pjesëtarin e forcave komando, ky i fundit reagoi menjëherë. Ai qëlloi me plumb në kokë Fabian Gaxhën, pastaj qëlloi Ervis Martinajn”, deklaroi Hoxha.
 

Gazetari ka treguar edhe përfshirjen e dy efektivëve të policisë në këtë ngjarje:
“Deri tani pronari i lokalit është shoqëruar, së dyti Eltjon Hato (me precedentë)  por elementi tjetër që është në këtë ngjarje deri tani janë ndaluar dy efektivë, një nga Durrësi, një nga Lezha, emrat do jepen më vonë. Të dy kanë qenë pjesë e trupës së Forcës Operacionale, më herët, këta janë ndaluar, sepse njëri ka qenë me Ervis Martinaj, tjetri se dyshohet se ka penguar policinë në kryerjen e detyrës. Nuk janë më trupa operacionale, por tashmë janë ndaluar. Një prej tyre është personi që ka shoqëruar nga vendngjarja te Trauma Ervis Martinaj, dërgimi me shpejtësi i tij në spital ka bërë që të shpëtohej. Personi që e ka transportuar dyshohet se është një nga pjesëtarët e policisë. Martinaj aktualisht po trajtohet në një spital privat. Hato është në gjendje të rëndë, se ka katër predha”, tha Hoxha.

No comments:

Post a Comment