Elvana Gjata arsyeja e masakrës në Bllok? Gazetari investigativ: “Nuk është kaq e thjeshtë!”



A ishte apo jo Elvana Gjata “molla e sherrit” për masakrën që ndodhi mbrëmjen e së enjtes, në një prej lokaleve në zonën e ish-Bllokut?
Kjo është një nga pyetjet që pushtoi mediat ditën e sotme, pasi u zbulua se këngëtarja e njohur shqiptare ndodhej në lokal bashkë me të dashurin, vetëm pak momente para se të niste përleshja me armë.
Nga ngjarja ndërroi jetë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj me Eljon Haton, ndërsa Ervin Mata, Fabio Allushi dhe Mervjol Bilo janë në kërkim.
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, tregoi se autori i vrasjes është pjesëtar i Komandove në Forcat e Armatosura dhe ka realizuar qitje profesionale në kokë dhe gjoks.
Në një intervistë për “Report TV”, ai u pyet edhe për lidhjen e këngëtares në këtë ngjarje dhe nëse është ajo arsyeja që nisi e gjitha.
“Motivi i ngjarjes nuk është aq i thjeshtë, do duhet kohë të kemi një motiv të saktë”, u përgjigj gazetari.
Këngëtarja Elvana Gjata u thirr për të dëshmuar ditën e sotme në polici, ku qëndroi për rreth 20 minuta.

No comments:

Post a Comment