Surpriza e Lorik Canës: “Po bëj një dokumentar për jetën time”



Shumë shpejt të gjithë do të kemi mundësi të njihemi me jetën pas kamerave të ish-kapitenit të kombëtares shqiptare Lorik Cana.
Një regjisor shqiptar, emri i të cilit akoma nuk dihet ka vendosur të bëjë një dokumentar të zgjeruar mbi jetën e ish- futbollistit. Këtë lajm e ka dhënë vetë Cana teksa ishte i ftuar në emisionin “You & Me” me Julkën.
“Është një projekt që është bërë nga një gazetar-regjisor që ka punuar me vite si gazetar sportiv dhe ka menduar që të bëjë një dokumentar rreth jetës time. Do të jetë rreth 1 orë e 30 minuta transmetim dhe shpresojmë që në fund të vitit të dalë premiera e filmit. Titulli do të jetë thjeshtë ‘Lorik’ ”- është shprehur Cana në emision.
Ndërkohë Cana ka hequr dorë nga fusha e futbollit, por jo nga futbolli pasi është gjithmonë i pranishëm në evente apo diskutime të rëndësishme për futbollin.

No comments:

Post a Comment