Si paska lënë gjë! Valbona Selimllari na prezanton me vajzën Vivien, kopjen e saj të vogël



Tani që vajza ka filluar të rritet dhe ta shoqërojë gjithandej, Valbona Selimllari nuk e fsheh më.
Ndonëse mami Valbona e ka ruajtur me fanatizëm identitetin e fëmijëve, ajo tashmë nuk tregohet më e rezervuar.
Herën e fundit që e pamë me të bijën ishte në koncertin “Divat” të emrave të njohur të muzikës si Rovena, Irma, Besa dhe Eneda.
Fotoja ishte bërë nga paparazzi, por kjo e fundit që do të shihni sot është publikuar nga vetë Valbona në Instagram.
Vajza e Valbona Selimllarit, Vivien, tashmë është rritur dhe ka një ngjashmëri të paparë me të ëmën.
Me flokët e kapur gërshet dhe në ngjyrë të çelur, vogëlushja duket shumë lozonjare. Të kuruara deri në detaj, nënë e bijë kanë dalë për një shëtitje dhe sigurisht nuk mund të mungonte një selfie nga makina.
Valbona Selimllari është nënë e tre fëmijëve: Danit 14 vjeç, Kenit 11 vjeç si dhe vogëlushes Vivia, e cila është pesë vjeç.

No comments:

Post a Comment