Vrasja në Bllok/ U arrestua teksa kalonte kufirin, merret vendimi për Geldo Hotin



Geldo Hoti ishte një nga personat e shpallur në kërkim pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Bllok të enjtën mbrëma, ku një person mbeti i vrarë dhe 3 të tjerë u plagosën.
Gjykata e Tiranës e ka lënë në burg me masën e arrestit me burg  për 45 ditë dhe Krimet e Rënda e cilësojnë arrestimin e tij të ligjshëm. Akuza ndaj Hotit është “vrasje në rrethana cilësuese” si i dyshuar për përfshirjen në ngjarjen e rëndë.

Si u përfshi Geldo Hoti në ngjarje

Geldo Hoti ka qëlluar me armë gjatë ngjarjes, pasi të dy grupet janë takuar. Sipas burimeve Geldo Hoti është mik i komandos Meviol Bilo dhe ka qëlluar me armë pasi ky i fundit u konfliktua me Fabian Gaxhën.
Sipas gazetës “Panorama” Policia e Shtetit ka zbardhur rolin e Hotit të shtunën, pasi u arrestua teksa tentonte të kalonte kufirin për në Greqi.

Akuzat

Geldo Hoti është  i akuzuar për veprat penale “ Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Geldo Hoti ishte në tavolinë me Ervin Matën, Meviol Bilon dhe Fabiol Alushin natën kur ndodhi ngjarja.

No comments:

Post a Comment